Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, plagoset drejtuesi motoçikletës. Udhëtonte pa kaskë

Shqipëria

Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, plagoset drejtuesi motoçikletës. Udhëtonte pa kaskë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mesditën e së shtunës në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Lushnjë-Fier.

Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, kjo e fundit është përplasur nga një mjet tip ‘Nissan’.

Ndërkohë që drejtuesi i motoçikletës i cili ka mbetur i lënduar ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, dyshohet se në momentin e udhëtimin ka qenë pa kaskën mbrojtëse.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me detajet, teksa aksi ka vështirësi në lëvizje për shkak të trafikut të rënduar të krijuar pas aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat