Blushi: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën

Shqipëria

Blushi: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën

Më: 25 maj 2024 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku për 5 minuta shi përmbytet krejt Tirana.

Postimi i Blushit:

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën!

Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë.

I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj.

Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt!

Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet.

Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik!

Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat