Berisha: Vetëm protesta e mosbindja civile është rruga. Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë

Shqipëria

Berisha: Vetëm protesta e mosbindja civile është rruga. Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë

Më: 25 maj 2024 Në ora: 20:42
Sali Berisha

PJESË NGA FJALA E BERISHËS NË PROTESTËN E SOTME

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejtë, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për oratorët, fjalët e tyre që rrezatojnë të vërteta, shpresë dhe besim te mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi, në këtë betejë ju jeni bërë shembulli më i shkëlqyer. Jeni bërë shembulli i frymëzimit. Shembulli i qytetarit atdhetar. Shembulli i qytetarit të pamposhtur.

Në këtë betejë ju keni përcaktuar rrugën e fitores. Rrugën e betejës për mbarë shqiptarët! Të dashur miq, sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët.

Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë. Është rruga për krijimin e qeverisë teknike. Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës.

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve është tronditur.

E ka ndjerë se zemërimi juaj është stuhindjellës. Se zemërimi juaj do shndërrohet në uragan tërbimi të qytetarëve ndaj këtij grupi hajdutësh të pamëshirë antishqiptarë.

Se zemërimi juaj, mosbindja civile është rruga e vetme për të ecur drejt fitores së opozitës.

Miqtë e mi, Edi Rama, Erion Veliaj, kriminelët e tjerë në qeveri, organizatat kriminale në bashki dhe në ministritë e vendit, po dridhen nga tmerri se revolta e qytetarëve, e pandërprerë do i fshijë ata nga faqja e dheut.

Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani. Sonte duhet t’u them atyre që pa vetëdije mendojnë se Damani po kryen dhe ndonjë veprim.

Unë ju them këtyre njerëzve, në qoftë se kanë një miligram dinjitet njerëzor, u them se gjykatësi, hetuesi, prokurori që ndëshkojnë një njeri të pafajshëm, janë të amnistojnë çdo krim dhe kriminel.

Gjykatësi, prokurori, hetuesi që keqpërdoret si letër higjienike nga qeveritarët kundër kundërshtarëve politikë të tyre është i aftë, është i shitur, të kryejë çdo krim.

Të fshehë krimet më monstruoze sepse ka shitur vetën dhe ai që shet veten, çdo gjë mund të jetë, por njeri i qytetëruar, njeri me dinjitet nuk është.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat