Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkozet-Kavajë.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 10 persona.
Nga tëlënduarit, 3 janë drejtues mjetesh dhe 7 të tjerët, pasagjerë.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.