Rama në Itali, Veliaj publikon foton: Krenari kur dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm

Shqipëria

Rama në Itali, Veliaj publikon foton: Krenari kur dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm

Më: 26 maj 2024 Në ora: 00:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në Itali, ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihesh krenar kjur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.

Pas takimit me shqiptarët në Athinë, Kryeministri Edi Rama zhvillon paraditen e së dielës, takime me shqiptarët në Itali, në kuadër të një turi, që do të shtrihet më pas në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat