Prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, gjendet pa shenja jetë në banesë një 66-vjeçar rus në Kavajë

Shqipëria

Prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, gjendet pa shenja jetë në banesë një 66-vjeçar rus në Kavajë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Një 66-vjeçar rus është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Kavajë. Policia thotë se shtetasi rus prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, kjo i detyroi uniformat blu të shkojnë në shtëpinë e 66 vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë  gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

“Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë  kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë  gjetur pa shenja jete shtetasin V. U”, njoftoi policia.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat