Meloni: Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen më Ramën, për emigrantët

Shqipëria

Meloni: Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen më Ramën, për emigrantët

Më: 26 maj 2024 Në ora: 10:30
Foto nga takimi

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë një episodi të ri në rrjetet sociale të titulluar “Shënimet e Giorgias ”, i riemërtuar “ TeleMeloni ”, ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e firmosur me kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sa i takon qendrave të emigrantëve.

Falë punës së mirë që ne po bëjmë, u shpreh ajo, numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane vijon të ulet. Krahasuar me një vit më parë, kemi 60% më pak azilkërkues.

“Kënaqësia më e madhe vjen nga marrëveshja me Shqipërinë, për të menaxhuar atje një pjesë të emigrantëve të paligjshëm. të cilët dëshirojnë të mbërrijnë në Itali. Kur e shpallëm, shumë njerëz bërtisnin për skandalin dhe shkeljen e shtetit ligjor, për qeverinë fashiste dhe raciste. Epo, pak ditë më parë 15 vende europiane nga 27 kanë nënshkruar një apel drejtuar Komisionit të BE-së, ku ndër të tjera shkruhet se BE-ja duhet të ndjekë modelin italian të marrëveshjes me Shqipërinë . Me gjithë respektin e duhur për të majtën vendase dhe përpjekjet e saj për të penguar çdo përgjigje ndaj emigracionit të paligjshëm, Italia po udhëheq rrugën për emigracionin” u shpreh ajo.

Ndaj theksoi ajo, kënaqësia më e madhe për mua është arritja e marrëveshjes me Shqipërinë. E dini që një pjesë e atyre refugjatëve që synojnë të zbarkojnë në Itali do të përfundojnë atje.

Sipas Melonit, Italia me modelin e ri të transferimit të refugjatëve në Shqipëri, po i jep një leksion të gjitha vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat