Turi me diasporën/ Muzikë dhe flamuj, shqiptarët e Italisë ‘ndezin’ stadiumin në Milano

Shqipëria

Turi me diasporën/ Muzikë dhe flamuj, shqiptarët e Italisë ‘ndezin’ stadiumin në Milano

Më: 26 maj 2024 Në ora: 11:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga pallati i sportit në Itali, në turin e takimit me shqiptarët në Itali.

Nga pamjet e publikuara salla duket e tejmbushur me bashkëkombës, të cilët kanë udhëtuar nga të gjitha zonat e Italisë drejt Milanos, për të marrë pjesë në takimin me kryeministrin Rama.

Në takimin me Diasporën në Greqi morën pjesë rreth 20 mijë shqiptarë.

Kryeministri në muajt në vijim pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat