Rama takim me shqiptarët në Itali: Jeni fuqia më e madhe e Shqipërisë se re

Shqipëria

Rama takim me shqiptarët në Itali: Jeni fuqia më e madhe e Shqipërisë se re

Më: 26 maj 2024 Në ora: 13:11
Edi Rama

Takimi i kryeministrit Rama me emigrantët në Itali nisi me një dokumentar ku u treguan të gjitha vështirësitë, që populli ynë ka kaluar.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se “shqiptarët në Itali janë pararoja e bashkimit me Evropën.

"Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Evropës së sotme jeni krenaria për bashkimin e Shqipërisë me Evropën”, tha Rama.

Rama: Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Evropën. Ju jo politika, jo media, as biznesi, jeni përbashkuesit më kryesore të dy brigjeve të Adriatikut. Ju jeni fuqia më e madhe e Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Evropës së sotme jeni krenaria për bashkimin e Shqipërisë me Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat