Makina shkrumbohet nga zjarri pranë Liqenit Artificial

Shqipëria

Makina shkrumbohet nga zjarri pranë Liqenit Artificial

Më: 26 maj 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të diele në kryeqytet.

Në pamjet dërguara nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, automjeti është djegur tërësisht. Në pamje duken flakët e mëdha që kanë përfshirë mjetin.

Ngjarja ka ndodhur Unazën e Madhe të Tiranë pranë Liqenit Artificial.

Nuk ka raportime për persona të lënduar, teksa në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe policia.

Shkaqet e zjarrit pritet të zbardhen në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat