Zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Korçë, pritet nisja e numërimit, votuan 577 anëtarë

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Korçë, pritet nisja e numërimit, votuan 577 anëtarë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 19:25
Zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Korçë, pritet nisja e numërimit, votuan 577 anëtarë

Pritet numërimi i kutive pas mbylljes së votimit për kreun e Rithemelimit të PD-së në Korçë. Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit pranë selisë së partisë në Korçë dhe u mbyll në orën 18:00.

Mësohet se kanë votuar rreth 577 anëtarë të partisë, nga 4895 që kanë të drejtë vote.

Sakaq, raportohet se gjatë procesit nuk u shënuan incidente.

Në garë për kreun e degës janë Dhimitri Çyfeky, Eleina Qirici dhe Harito Zoto.

Në vijim pritet që të shpallen edhe rezultatet për të zbuluar se kush do të jetë kreu i degës së Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat