Zgjidhet kreu i degës së Rithemelimit në Korçë, Dhimitri Çyfeku triumfon me 313 vota

Shqipëria

Zgjidhet kreu i degës së Rithemelimit në Korçë, Dhimitri Çyfeku triumfon me 313 vota

Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Mbyllet numërimi i votave për kryetar të Rithemelimit në Korçë dhe nga procesi i votimit, fitues ka rezultuar Dhimitri Çyfeku.

Ai ka arritur të grumbullojë 313 vota,ndërsa është pasuar nga Eleina Qirici me 235 vota dhe Harito Zoto që ka marrë vetëm 17 vota.

Ndërkaq 12 vota të tjera kanë rezultuar të pavlefshme.

Procesi ka nisur që ne oren 8:00 të ditës së sotme dhe ka perfunduar së bashku me numërimet vetëm pak minuta më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat