Muça: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh në arenën ndërkombëtare

Shqipëria

Muça: Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh në arenën ndërkombëtare

Më: 26 maj 2024 Në ora: 23:24
Gazetari Flogert Muça

Gazetari Flogert Muça në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano, me bashkëkombasit.

Mijëra shqiptarë u bënë bashkë në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Gjatë kësaj interviste, Muça u shpreh Shqipëria ka pësuar një ndryshim të madh në arenën ndërkombëtare dhe se këtë e kanë treguar edhe takimet e Ramës me Diasporës, duke nënvizuar se marrëveshja me pensionet është përtej pritshmërive.

“Pjesa e votës së diasporës është paragjykuar se ka frikë qeveria, por nuk është e vërtetë. Njerëzit kur vijnë kanë nostalgji dhe kur shohin që qyteti ka ndryshuar, votojnë për punën që u pëlqen. Ajo që po bën sot Edi Rama, përpos punës që bën si kryeministër është edhe në fushatë, por për diasporën lidhet me krenarinë që ata kanë. Pra ata njerëz prej 30 vitesh jashtë duan që emri i Shqipërisë të jetë i mirë. Kur shohin që Shqipëria ka 14 milion turistë, mund të shohin edhe mundësinë për të investuar në vendin e tyre. Këto takime po dëshmojnë që mund të shkojnë drejt një vote të konsiderueshme të zotit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat