Spartak Ngjela paralajmëron arrestime në nivele të larta: Ja roli i SHBA dhe Britanisë

Shqipëria

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime në nivele të larta: Ja roli i SHBA dhe Britanisë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 08:10
Avokati i njohur Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim në rrjetet sociale, Ngjela thotë se përveç SHBA edhe Britania e Madhe po angazhohet në zhvillimin e Shqipërisë.

Më kryesorja sipas avokatit është mbështetja që ndërkombëtarët po i japin reformës në drejtësi, e cila do të shpëtojë vendin tonë nga korrupsioni i lartë.

Sipas tij goditjet “VIP”, do t’i hapin rrugë Shqipërisë për në BE. 

“Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, edhe Britania e Madhe u angazhuar që, krahas financimit të autostradës Durrës - Prishtinë, ajo do t'i japë Shqipërisë edhe ndihmesë financiare për vijimin e reformës në drejtësi, duke trajnuar gjyqtarë e prokurorë. Prandaj... Zhvillimi integral i Shqipërisë tashmë ka filluar. Sepse... Kjo që shohim është një gjë e domosdoshme që tregon se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania po e vijojnë me vendosmëri reformën në drejtësi, sepse tani është e njohur që Shqipëria duhet të shpëtojë nga korrupsioni i lartë shtetëror i cili kërkonte të fundoste Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe nga krimi i organizuar i ndihmuat edhe ky nga bashkëpunimi i tij me korrupsionin e lartë shtetëror.. Në këtë kohë historike gjithçka po shkon në favor të Shqipërisë. Dhe koha po i ndihmon shqiptarët që tani, ata, të dalë nga kthetrat e fatkeqësisë historike, po shkojnë drejt zhvillimit modern, kudo, në të gjitha fushat. Por Reforma në Drejtësi, e përfunduar plotësisht, do të jetë suksesi ynë historik për të hyrë në Bashkimin Evropian. Sepse aty e kemi pasur vendin prej shekujsh.  Jemi nga popujt më të vjetër në Evropë, dhe autoktonë të palëkundur në trojet tona”, shkruan Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat