Pr/rezoluta e PS për korrupsionin/ Nga debatet, te numri i votave, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Shqipëria

Pr/rezoluta e PS për korrupsionin/ Nga debatet, te numri i votave, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Më: 27 maj 2024 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, për të diskutuar për projektrezolutën e hartuar nga PS-ja për korrupsionin. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 13:00.

Kujtojmë se pr/rezoluta në fjalë është votuar në komision vetëm me votat e PS-së, ndërsa nuk ka gjetur dakordësi me opozitën.

Ndërkohë, seanca pritet të shoqërohet me debate, ndërsa parashikuar që të zgjasë rreth 4 orë.

Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Pas miratimit, mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat