“Rritja e taksave, qeveria arkëtoi 264 mln euro për shumë”/ Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë, por a marrin më shumë shërbime?

Shqipëria

“Rritja e taksave, qeveria arkëtoi 264 mln euro për shumë”/ Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë, por a marrin më shumë shërbime?

Më: 27 maj 2024 Në ora: 11:44
Jorida Tabaku

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur pyetjen në lidhje me shërbimet që marrin shqiptarët ndonëse paguajnë taksa më të larta. Buxheti i shtetit vitin e shkuar mblodhi pothuajse 264 mln euro më shumë. Ndërsa viti u mbyll me një sufiçit e shtesë prej 150 mln eurosh. Shprehet deputetja e PD, njëkohësisht edhe anëtare në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Por pasi analizon sufiçitin buxhetor që nuk ka shkuar as për shpenzimet infrastrukturore, as për shëndetësi apo arsim.

“A po i merrni këto taksa mbrapsht? A po merrni çmime më të ulëta? A keni më shumë shërbime? Pensione më të larta? Shëndetësi falas? Më shumë rrugë?” pyet Tabaku ndërsa argumenton se ndryshe nga sa pritej për kaq shumë taksa që merren nga dyqanet, fshatarët në tezga e deri tek xhepat e qytetarëve nga supermarketet me taksa të larta, ato shkojnë në xhepat e pronarëve të koncesioneve dhe PPP-ve.

Kjo ka ndikuar në shtrenjtimin e jetesës prej taksave që nuk kanë prodhuar më shumë shërbime për qytetarët të cilëve i janë marrë më shumë taska por nuk i janë dhënë më shumë shërbime.

Reagimi i plotë

Është fakt tashmë që çdo shqiptar paguan më shumë taksa, tarifa lokale, paguan më shumë për shërbime dhe veçanërisht shtresa e mesme ka pasur një rritje të jashtëzakonshme taksash. Buxheti i shtetit vitin e shkuar mblodhi pothuajse 264 mln euro më shumë. Ndërsa viti u mbyll me një sufiçit e shtesë prej 150 mln eurosh. Po çfarë po ndodh me buxhetin e shtetit? A po i merrni këto taksa mbrapsht? A po merrni çmime më të ulëta? A keni më shumë shërbime? Pensione më të larta? Shëndetësi falas? Më shumë rrugë? Ndërsa flasim 11% janë shpenzimet e fondeve për investime publike. Projekte të shtrimit të rugëve, ujësjellës kanalizime, infrastruktura lokale…11%. Po çfarë po ndodh? Është kjo vlerë si rezultat i arrogancës? I korrupsionit apo i paaftësisë për të shpenzuar para? Ndërsa ia marrin qytetarëve me çdo formë të mundshme; tek dyqani i lagjes me çmimet e larta, tek fshatari me më shumë taksa, tek supermarketi me taksa të rritura nuk ia kthejnë pas me shërbime. Edhe fondet që janë mbledhur në buxhetin e shtetit nuk shpenzohen sepse shkojnë për PPP, për koncesionet dhe nuk fokusohen tek projektet reale që mund të jenë në shërbim dhe dobi të turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat