“Akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK?”, Basha për rezolutën e PS kundër korrupsionit: Do të votojmë kundër!

Shqipëria

“Akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK?”, Basha për rezolutën e PS kundër korrupsionit: Do të votojmë kundër!

Më: 27 maj 2024 Në ora: 13:20
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend u shpreh se propozimi për një rezolutë kundër korrupsionit mund të jetë akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK.

“Në 11 vite janë rekordet më të ulëta në luftën ndaj korrupsionit.

Çfarë kërkohet të arrihet me këtë rezolutë. Qendrimi i PD është i prerë. Në luftë kundër korrupsionit kemi hedhur gjithmonë votën pro dhe hapa aktivë. Por nuk do mbështesin çdo përpjekje kundër drejtësisë e SPAK.

Presim që ata që e propozuan rezolutën, shqiptarët presin të shohin nëse është akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK.
Pse 10 muaj para zgjedhjeve vijnë me një propozim të tillë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat