Rezoluta antikorrupsion, Rama-opozitës: Votojeni! Kjo nismë e re nuk ndalet

Shqipëria

Rezoluta antikorrupsion, Rama-opozitës: Votojeni! Kjo nismë e re nuk ndalet

Më: 27 maj 2024 Në ora: 13:54
Edi Rama

“Votojeni, mos e bojkotoni nesër”, ishte kjo thirrja e kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës për projekt-rezolutën AntiKorrupsion. Sipas tij, qeveria ka 10 vite që lufton korrupsionin dhe se ka ndërmend të ndalet.

“SPAK-u është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes“

Rama vuri theksin te puna e SPAK, transformimi i shërbimeve publike e deri te rrugëtimi i vendit tonë drejt BE-së.

“Kjo draft-rezolutë është çfarë i duhet Republikës së Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin në BE. Kjo nismë nuk ka të bëjë me komentet që janë bërë me burime të ndryshme, janë fantazuar qëllime të fshehta apo është propaganduar se ne qenkemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Jo! Ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh. Bashkë me SPAK-un që do ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK-u është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes. Dhe kush e pi njëherë po, e njëherë jo. Jo që nuk ka shans të vetëpastrohet, por zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin, ka ndodhur dhe transformimi rrënjësor i shërbimit publik bashkë me radhët e pafundme të bakshisheve të përhershme deri për një certefikatë lindjeje. Ngjitja e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal në këtë fushë. Prandaj ka ndodhur dhe çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Edhe proceset penale për zyrtarët e të gjitha nivelet, me hetimet, akuzat, dënimet e tyre ndodhi sepse lufta është e vërtetë, serioze dhe pa kthim. Kush rri e numëron, u thirr ky, u dënua ky e u dënua ai, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në një llogore baltosjeje se do na e kthejnë popullin kundër… Thjesht do zhytet vetë përditë në atë baltë, do zvogëlohet nga pafuqia dhe do nxihet nga mëria. Sot nuk do kishte asnjë zyrtar para drejtësisë, siç nuk pati kurrë asnjë nga viti 1912 e deri para pak vitesh. Ose nuk duan ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë ose s’kanë forcë ta besojnë se Shqipëria po bëhet nga ne.“

“Si reforma në drejtësi, kjo reformë nuk ndalet”

Njëjtë si reforma në drejtësi, Rama tha me bindje se kjo nismë nuk do ndalet.

“Ose pastaj nuk kanë asgjë me vlerë për të thënë dhe flasin pa pushim shoqëruar me shpullat sipër tavolinës. Ata që kujtojnë se lufta me korrupsionin kishte zgjedhje gjysmë të lira çdo 4 vjet dhe liri vjedhjeje nga të 4 anët 23 vjet, është luftë që bëhet duke i rënë kazanit, nuk e kanë idenë fare sa larg realitetit të kësaj lufte janë. Nuk është luftë vulgare për pushtet, por për institucione funksionale, mekanizmave shtetërore që shkojnë përtej lena-prenave. Duke forcuar sundimin e ligjit mbi subjektet që ndërveprojnë mes vete apo me shtetit. Nisma që merr jetë me këtë rezolutë buron nga nevoja e reformimit të kësaj lufte.

Kolegët dhe koleget e grupit parlamentar do japin plot detaje mbi këtë plan të ri reformimi. Unë do e mbyll me dy nënvizime kyçe. I pari për shqiptarët, ne jemi të vetëdijshëm se korrupsioni është një kancer i trashëguar që nga perandoria otomane e deri te kapitalizmi gjysmagjel. Të cilit kundërvënia jonë me reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë, ka nisur ta zbrapsë, por nuk e ka mundur. Ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në këtë parlament me këtë nismë, që dëshmon qartë se kjo forcë politike në qeveri jo vetëm s’ka vetëkënaqësi, por ka një të atillë fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit. Që e bën të jetë dhe opozita e vetme serioze e vetvetes.

“Flamuri i Shqipërisë do ngulet në BE, doni apo s’doni ju”

Ashtu si nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nismë e re nuk ndalet. Prandaj thirrja ime është votojeni, po se gjetët forcën mos e bojkotoni nesër komisionin parlamentar. Kthejuni memories 10 vjet e kusur, u kam thënë mos bëni këtë, mos bëni atë. Shikoni bëni këtë! Ka dalë siç ju kam thënë, jo siç keni bërë ose jo ju. Për një arsye shumë të thjeshtë, jo se jam më i zgjuar apo i zoti, por sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën ta bëjnë pafundësisht të gjatë. Shëndet, me mend në kokë uroj. Se keni akoma shumë për të parë! Flamuri i Shqipërisë doni apo s’doni ju do jetë gati për t’u ngulur në oborrin e BE në Bruksel.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat