Braçe: Gjuha e deputetëve të opozitës ndaj SPAK, e denjë për kriminelë

Shqipëria

Braçe: Gjuha e deputetëve të opozitës ndaj SPAK, e denjë për kriminelë

Më: 27 maj 2024 Në ora: 16:02
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në fjalën e tij në seancën plenare, tha ndër të tjera se gjuha e sulmeve ndaj SPAk, është e denjë për kriminelë dhe jo për deputetë.

Braçe shtoi se një familje politike dhe biologjike kanë rruajtur pasuritë e këtij vendi, që janë denoncuar nga socialistët, dhe janë mbrjtur nga kjo forca politike dhe biologjike.

“Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët. 

Rruajtja e klubit Partizani, rruajtja e Rrugës së Kombit, e cila nuk është gjykuar sot e kësaj dite, dhe në fund rruajtja e fishekëve, predhave, dhe çdo gjëje tjetër, që nuk u hetua dhe nuk u gjykua, sepse kishim të përfshirë atë familjen politike dhe biologjike”, tha Braçe.

Në vijim ai shtoi se vetëm tani po vepron drejtësia, pasi më parë nuk u lejua të hetohej ajo rruatja e klubit Partizani.

“Korrupsioni nuk luftohet me gojë dhe pastaj mbron të korruptuarit”, tha Braçe, referuar deklaratave të mëparshme të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat