Nufi nderon dëshmorët e atdheut në Ditën e Çlirimit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për të ardhmen

Shqipëria

Nufi nderon dëshmorët e atdheut në Ditën e Çlirimit: Sakrifica e tyre mbetet amanet për të ardhmen

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2026 Në ora: 11:32
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

Në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

Përmes një postimi, Nufi ka vlerësuar sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar se ajo zë një vend të përhershëm në historinë kombëtare.

Ai ka theksuar se amaneti i tyre mbetet përgjegjësi për institucionet dhe shoqërinë, për ta mbrojtur lirinë dhe për të punuar për një Shqipëri më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar.

“Sakrifica e tyre zë një vend të përhershëm në historinë tonë kombëtare. Amaneti i tyre na ngarkon me përgjegjësinë për ta mbrojtur lirinë dhe për të punuar për një Shqipëri më të fortë, më të sigurt e më të zhvilluar”, ka shkruar Nufi.

Ai e ka përmbyllur mesazhin me homazhe për dëshmorët: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat