Lirika Deva, e 31-të në sllallom të madh

Skijim

Lirika Deva, e 31-të në sllallom të madh

Më: 23 janar 2024 Në ora: 12:25
Lirika Deva

Lirika Deva, e 31-të në sllallom të madh në LOD për të Rinj Gangwon 2024.

Ekipi olimpik i Kosovës ka debutuar sot në Lojërat Olimpike për të Rinj Gangwon 2024.

Lirika Deva garoi në disiplinën e sllallomit të madh dhe u rendit në vendin e 31-të nga 79 garuese, ku 36 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.

Koha e Devës nga të dyja lëshimet ishte 1 minutë e 54.87 sekonda.

Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten edhe në disiplinën e sllallomit.

Nesër në sllallom të madh paraqitet Klos VokshiI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat