Odermatt kryeson me 1256 pikë në Kupën e Botës 

Skijim

Odermatt kryeson me 1256 pikë në Kupën e Botës 

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:11
Marco Odermatt

Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, kryeson me 1256 pikë në Kupën e Botës. 

Zvicerani ka dyfishin e pikëve më shumë se Sarrazin.

Francezi Sarrazin renditet në pozitën e dytë me 660 pikë, duke e lënë pas austriakun Feller me 514 sosh.

Në disiplinën e sllallomit të madh, Odermatt kryeson bindshëm me 500 pikë, duke lënë pas krotin Zubçiq me 226 sosh.

Slloveni Kranjec është në vend të tretë me 226 pikë.

Duhet theksuar se Odermatt sonte ka shënuar fitore të madhe nën dritat e reflektorëve në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë.

Marco Odermatt doli i pari në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të kaluar për 2:10.03 minuta, me kohën më të mirë për 5 qindtat se austriaku Manuel Feller.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:10.03
2. Manuel Feller (Austria)  +0.05
3. Zan Kranjec (Sllovenia)  +0.29
4. Alexander Steen Olsen (Norvegjia)    +0.33
5. Filip Zubçiq     (Kroacia) +0.56
5. Loïc Meillard (Zvicra)  +0.56
7. Joan Verdu Sanchez (Andorra)    +0.82
8. Filippo Della Vite (Italia)    +0.87
9. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.26
10. Timon Haugan    (Norvegjia) +1.48

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat