Presidenti i Federatës Shqiptare të Skitarisë, Elvis Toçi: Pa ski nuk je as zviceran i mirë e as shqiptar i integruar mirë!

Skijim

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skitarisë, Elvis Toçi: Pa ski nuk je as zviceran i mirë e as shqiptar i integruar mirë!

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:27
Elvis Toçi

Elvis Toçi (lindur më 1961) është një menaxher sportiv shqiptar dhe President i Federatës Shqiptare të Skitarisë. Elvis Toci filloi të kishte një famë ndërkombëtare në fillim të Kupës Botërore të Skive Alpine FIS 2022–23, kur ishte i pranishëm në disa gara të Cirkut të Bardhë (Kupa e Botës së Skive), për të ndjekur 16-vjeçaren italiane të natyralizuar Lara Colturi, një premtim i ri i skijimit alpin.

Elvis Toçi: Jemi kemi krenar se sot kemi dy Lara që flasin shqip ne kupën e botës!

Presidenti i Federatës Shqiptare të skive Elvis Toçi fillimisht ne një bisede për gazetën zviceranë në shqip Le Canton27.ch ka thëne se "fitorja e Lara Colturi, e cila u shpall kampione e botës ne janarin e vitit të kaluar don të thotë shumë për Shqipërinë dhe federatën tonë. Lara ishte vetëm 16-vjeç po i jep shumë krenari vendit tonë dhe ne padyshim jem krenar me te".

Image

Lara Colturi

I pyetur rreth funksionimit dhe aktiviteteve te Federate se Shqiptare te Skive, presidenti i FSHS z.Elvis Toçi  thotë se « Ne jemi një federate e krijuar qe nga viti 1992 menjëherë pas rënies se komunizmit nga një grup pasionatesh te këtij sporti.

Por si gjithçka ne një transicion politik u reflektua dhe një tranzicion sportiv. Pak sportiste dhe pak financa megjithatë kjo situate i perket te shkuarës.

Unë drejtoj këtë federate prej 5 vitesh dhe mendoj se targete qe kemi vene qe ne fillim te punes jane arritur suksese në masivizimn e sportit dhe krijimin e sportit te skive elitar në arenën ndërkombëtare, konkurruese ne bote. »

 « Mos të harrojmë që Shqipëria jonë është një Zvicër me alpe dhe male te bukura plus det blu Qeveria shqiptare u gjet e papërgatitur për te ndihmuar këtë sport sepse surpriza e zhvillimit te këtij sporti këto vite nuk mendohej as ne ëndrrën me te bukur, por duhet thëne qe qeveria shqiptare ka bere një ligj dy vite me parë për shpërblimet e sportisteve ku dhe sportistet tanë kanë Lara Colturi është një koincidencë e bukur qe i ka ndodhur Shqiperise por mund te them se Lara ndihet shume mire me ne dhe ne jemi integruan ne një skuadër te madhe për te arritur suksese me rezultate te mëdha me një talente te madhe.. » ka shtuar z. Toçi.

Lidhur me yllin shqiptar te skive zonjushën Lara Colturi, është italiane por garon me flamurin e Shqipërisë duke prezantuar vendin tonë në botë, apo?

Kësaj pyetje, presidenti i FSHS z. Toçi ne vazhdim përgjigjet për gazetën zvicerane Le Canton27.ch se « shpesh pyetem nga mendjat e huaja si ndihesh qe ajo është italiane?

Çdo njeri e zhvillon karrierën dhe zgjedh te jetoj atje ku ndihet me mire bej një krahasim me Dua Lipen, Rira Orën, Xherdan Shaqirin apo Granit Xhaken të cilët janë janë shqiptarë te mirë, por vendosen te bëjnë karrierën ne ato vende dhe sot njihen si zviceran apo anglez dhe është normale.

Kur një talent vjen nga një vend i vogël është kollaj te huazohet, rasti i Lares është një rast i kundërt dhe kjo prandaj bën surprisë dhe lajme, por duhet te jemi te vërtetë se Lara nuk bën simbolike shqiponje me duar por ngre flamurin shqiptar lart dhe une e konsideroj një shqiptare XL pa folklorizëm.".

Presidenti i Federatës Shqiptare te Skive: Zvicrën duhet ta shfrytëzojmë jo vetëm ne tepih të gjelbert, por edhe ne atë të bardh. 

 Zvicra do të jetë « fabrika » e ardhshme e skiatorëve te ardhshëm që do bëjnë emër në botë!

Ne punën tone rekrutimi i te rinjve shqiptar kudo qe ndodhen është kryesore, por kam vene re diçka se në Zvicër numri i te rinjve shqiptar që merren me ski nuk është i larte kjo është për te ardhur keq. Nuk mund te jesh zviceran i mirw apo shqiptare i integruar mire, nëse flet frëngjishten apo gjermanisht dhe nuk bën ski.

Thash këtë sepse Zvicra me alpet e saj është vend, «fabrikw» i skiatoreve.

Kjo i bie sikur me qen nen qershi e mos me ngrenë qershia?!..Dhe skija ne vetvete është nivel integrimi dhe unë e vlerësoj dhe duhet te punojmë te gjithë së bashku qe te krijojmë traditën e skive edhe ne shqiptarët si zviceranët. Padyshim, ne krenohem sot kur dëgjoj Lara Gut Behrami.

Jam me te pothuaj ne çdo gare dhe kur ajo garon me atë emër një copez Shqipërie dhe Kosove zemra meqë edhe ajo është kampione dhe ndihemi shume krenar. Dhe te gjithëve u them kemi dy Lara ne kupwn e botës. Persa i përket Larës tonw vwrtet wshtw e vetmja ne kupën e botes por po perpiqemi dhe me djemtë te bëjmë te njëjtën gjë.  

Dy djem Deni dhe Kevin kane elemente por duhet shume shumw punw… ».

Duke folur për sukseset dhe zbulimin e përfaqësues shqiptarë z. Toci ne vazhdim shton se «Mos harrojmë qe shume vende me tradite skane perfaqesues ne kete nivel dhe ne vend i vogel , pa experienece kemi perfaqësuesen tone ketu Lara perben lajm për shume arsye ne mendiat shqiptare dhe te huaja, meqë ajo eshte vajza e kampiones olimpike italiane Daniela Cecarrelli,.

Dhe mu bija e saj ka zgjedhur Shqipërinë për ta përfaqësuar ne botë, e cila ka korrw suksese te jet ne vendin e 9 te 13 dhe 12-të. »

«Ne kupën e botes për një 17 vjeçare është arritje qe do kishin zili shume vende. Dua te shtoj dhe diçka sa i përket fenomenit Lara Colturi:

Ajo përveç se është një vajze e talentuar dhe një model, Lara është ber enje « ari i bardhe » dhe një gur fillese për zhvillimin e industrisë se skive dhe brenda vendit. Fale Larës shume biznesmenë po e shohin imperative investimin nw kwtë sektor strategjik siç është turizmi ne Shqipëri. Ne si federate po krijojmë heronjtë e borës modelet që rinia ti përqafojë dhe mendoj se po e bëjmë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat