Venier fiton, Gut - Behrami e dyta! Tri skiatore në vend të tretë

Skijim

Venier fiton, Gut - Behrami e dyta! Tri skiatore në vend të tretë

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2024 Në ora: 15:12
Stephanie Venier

Nuk mbahet mend që tri skiatore kanë përfunduar me të njëjtën kohën në vend të tretë në disiplinën e lëshimit. 

Kjo ndodhi sot në Qendrën e Skive në Cortina D'Ampezzo të Italisë.

Skiatorja austriake, Stephanie Venier, është fituese e garës me kohë të kaluar për 1:33,06 minuta. 

Image

Gut - Behrami

Stephanie Venier fitoi për herë të dytë në karrierën e saj.

Mikaela Shiffrin pati një rënie të keqe para kthesës sfiduese dhe Corinne Suter gjithashtu u lëndua. 

Lara Gut – Behrami arriti në vend të dytë por me kohë me të dobët për 39 qindtat se fituesja e garës. 

Tri skiatore në pozitën e tretë e me kohë më të dobët për 71 qindtat se Venier. Christina Ager (Austria), Sofia Goggia e Valerie Grenier, përfunduan në vend të tretë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1209 pikë, pasojnë Gut-Behrami 869, Vlhova 802 pikë etj.

Në lëshim, Goggia udhëheq me 290, e ndjekur nga Venier 216 e Gut Behrami me164 sosh.

Renditja

1. Stephanie Venier (Austria) 1:33,06
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,39
3. Christina Ager (Austria) +0,71
3. Sofia Goggia (Italia) +0,71
3. Valerie Grenier (Kanada) +0,71
6. Laura Pirovano (Italia)    +0.91
7. Kajsa Vickhoff (Lieteshtejn)    +0.94
8. Cornelia Hütter (Austria)    +0.98
9. Mirjam Puchner (Austria)    +0.99
10. Joana Hählen (Zvicra)    +1.11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat