Skiatorja më e mirë e botës, Mikaela Shiffrin, sot ka pas një ditë të keqe, duke u lënduar rëndë gjatë garës së lëshimit që u mbajt në Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Skiatorja amerikane humbi ekuilibrin pas vetëm 20 sekondash në lëshim dhe përfundoi në rrethoja.
Ajo qëndroi e palëvizur për disa minuta, iu dha ndihma, pas së cilës ajo u largua nga pista e shoqëruar nga një mjek.
Sipas informacioneve fillestare, ajo ka lënduar këmbën e majtë, dhe është dërguar me helikopter në spital për analiza të hollësishme.