Allegre më i miri në Garmisch - Partenkirchen

Skijim

Allegre më i miri në Garmisch - Partenkirchen

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2024 Në ora: 13:38
Nils Allegre

Skiatori francez, Nils Allegre, ka shënuar fitore në Garmisch -Partenkirchen të Gjermanisë.

Allegre doli i pari në disiplinën e supersllallomit të madh, me kohë të kaluar për 1:11,92 minuta, me kohë më të shpejt për 18 qindtat se Guglielmo Bosca nga Italia. 

Zvicerani Loïc Meillard renditet në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 25 qindtat se Allegre. 

Në supersllallom të madh, Odermatt kryeson me 290 pikë, pasojnë Kriechmayr 219, Sarrazin 174 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1306 pikë, pasojnë Sarrazin me 684 e Feller 559.

Renditja 

1. Nils Allegre (Franca) 1:11,92
2. Guglielmo Bosca (Italia) +0,18
3. Loïc Meillard (Zvicra) +0,25
4. Marco Odermatt (Zvicra)    +0.28
5. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0.32
6. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia)    +0.45
7. Stefan Rogentin (Zvicra)    +0.48
8. Dominik Paris (Italia)    +0.54
9. Franjo von Allmen (Zvicra)    +0.61
10. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)    +0.63

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat