Ragnhild Mowinckel ka shënuar fitore të rëndësishme në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Cortina D'Ampezzo të Italisë.
Norvegjezja doli e para me kohë të kaluar për 1:33,50 minuta.
Skiatorja amerikane Jacqueline Wiles përfundoi në vend të dytë me kohë më të dobët për 35 qindtat se fituesja e garës dhe për 9 qindtat ishte më e shpejt se Sofia Goggia nga Italia.
Gut - Behrami
Me kohë të njëjtë dhe në vend të pestë përfundojnë austriakja Stephanie Venier dhe zviceranja Lara Gut-Behrami.
Në Kupën e Botës, Shiffrin kryeson me 1209 pikë, e përcjellur nga Gut-Behrami me 914, Brignone 809, Vlhova 802 pikë etj.
Në lëshim, Goggia udhëheq me 350 pikë, e ndjekur nga Venier 261 e Gut Behrami 209 pikë.
Renditja
1. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1:33,50
2. Jacqueline Wiles (SHBA) +0,35
3. Sofia Goggia (Italia) +0,44
4. Laura Gauche (Franca) +0.59
5. Stephanie Venier (Austria) +0.71
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.71
7. Cornelia Hütter (Austria) +0.74
8. Kajsa Vickhoff Lie )Norvegjia) +0.76
9. Marta Bassino (Italia) +0.89
10. Romane Miradoli (Franca) +0.92