Mrekullia e bashkëshortes së Valon Behramit

Skijim

Mrekullia e bashkëshortes së Valon Behramit

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:24
Lara Gut-Behrami

Lara Gut-Behrami ka shënuar fitoren e 42-të në karrierën e saj në Kupën e Botës.

Bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt në Kronplat të Italisë. 

Lara doli e para me kohë të kaluar për 2:00.64 minuta.

Image

Gut - Behrami

Dy skiatore përfunduan në vend të dytë me kohë të njëjtë, suedezja Sara Hector dhe Alice Robinson nga Zelanda e Re. 

Gut-Behrami udhëheq me 585 pikë në sllallom të madh, pasojnë Brignone 500 e Hector me 452. 

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1209 pikë, e ndjekur nga Gut – Behrami me 1114 e Brignone me 878.  

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 2:00.64
2. Sara Hector (Suedia) +1.09
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.09
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1.23
5. Sofia Goggia (Italia) +1.39
6. Federica Brignone (Italia) +1.45
7. Zrinka Ljutiç (Krocia) +1.93
8. Camille Rast (Zvicra) +1.96
9. Julia Scheib (Austria) +2.04
10. Marta Bassino (Italia) +2.36

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat