Edhe një rezultat i lakmueshëm i skiatores së Shqipërisë! Gut Behrami kryeson në sllallom të madh

Skijim

Edhe një rezultat i lakmueshëm i skiatores së Shqipërisë! Gut Behrami kryeson në sllallom të madh

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:40
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka arritur edhe një rezultat të lakmueshëm në Kupën e Botës.

Colturi ka përfunduar në vend të 12-të me 2 sekonda e 43 qindtat larg fitueses së garës në sllallomin e madh, zviceranes Lara Gut-Behrami.

Lara Colturi ka fituar edhe 22 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Gara në sllallomin e madh u mbajt në Qendrën e Skive në Kronplatz.

Gut-Behrami udhëheq me 585 pikë në sllallom të madh, pasojnë Brignone 500 e Hector me 452. 

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1209 pikë, e ndjekur nga Gut – Behrami me 1114 e Brignone me 878.  

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 2:00.64
2. Sara Hector (Suedia) +1.09
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.09
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1.23
5. Sofia Goggia (Italia) +1.39
6. Federica Brignone (Italia) +1.45
7. Zrinka Ljutiç (Krocia) +1.93
8. Camille Rast (Zvicra) +1.96
9. Julia Scheib (Austria) +2.04
10. Marta Bassino (Italia) +2.36
11. Paula Moltzan (SHBA) +2.37
12. Lara Colturi (Shqipëria) +2.43
13. Ricarda Haaser (Austria) +2.52

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat