Senzacion, Yule nga pozita e 30-të në rrëshqitjen e parë, ngadhënjen në sllallom 

Skijim

Senzacion, Yule nga pozita e 30-të në rrëshqitjen e parë, ngadhënjen në sllallom 

Nga: K. Goca Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 13:58
Daniel Yule

Skiatori i Zvicrës, Daniel Yule, ka shkaktuar senzacion sot në Qendrën e Skive në Chamonix të Francës.

Yule nga pozita e 30-të në rrëshqitjen e parë, ngadhënjeu në sllallom. 

Fitore spektakolare që askush nuk e ka pritur kur kihet parasysh se si përfundoi në rrëshqitjen e parë.

“Daniel Yule ishte vetëm i 30-ti në rrëshqitjen e parë në sllallom në Chamonix por në finale ai përfitoi nga kushtet pranverore dhe u ngjit në shkallën më të lartë në një pistë të butë!”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.

Në renditjen e sllallomit, Feller udhëheq me 440 pikë, i ndjekur nga Strasser (308) e Haugan (228)

Renditja 

1. Daniel Yule (Zvicra) 1:36.24
2. Loic Meillard (Zvicra) +0.16
3. Clement Noel (Franca) +0.18
4. Manuel Feller (Austria) +0.34
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.37
5. Dominik Raschner (Austria) +0.37
7. Samuel Kolega (Kroacia) +0.41
8. Timon Haugan (Norvegjia) +0.42
9. Steven Amiez (Franca) +0.43
10. Alex Vinatzer (Italia)    +0.46

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat