Gruaja e Valon Behramit, shkakton senzacion dhe merr kryesimin në renditjen e përgjithshme 

Skijim

Gruaja e Valon Behramit, shkakton senzacion dhe merr kryesimin në renditjen e përgjithshme 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:48
Lara Gut - Behrami

Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami nga vendi i nëntë në rrëshqitjen e parë, ka shkaktuar senazacion në rrëshqitjen e dytë, duke e fituar garën në sllallomin e madh në Qendrën e Skive në Soldeu të Andorrës. 

32-vjeçarja ka arritur kohën e dytë më të mirë në rrëshqitjen e dytë.

Ajo jo vetëm që fiton sllallomin e madh të katërt të sezonit aktual dhe fitoren e saj të 43-të në Kupën e Botës në përgjithësi, por ajo gjithashtu merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Gruaja e futbollistit Valon Behramit, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:59.27 minuta duke e lënë pas për 1 qindtën e sekondës skiatoren nga Zelanda e Re, Alice Robinson dhe për 15 qindtat amerikanen Aj Hurt.

Gut - Behrami kryeson në renditjen e përgjithshme me 1214 pikë duke e lënë pas amerikanen Mikaela Shiffrin me 1209 sosh. 

Shiffrin ka kohë që nuk paraqitet në gara për shkak të lëndimit.

Gut – Behrami kryeson edhe në sllallomin e madh. Ajo kryeson me 685 pikë duke lënë pas italianen Brignonen me 550 pikë.

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:59.27
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.01
3. AJ Hurt (SHBA) +0.15
4. Federica Brignone (Italia) +0.22
5. Thea Louise Stjernesund    (Norvegjia) +0.29
6. Marta Bassino    Italien (Italia) +0.32
7. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +0.41
8. Ricarda Haaser (Austria) +0.51
9. Sara Hector (Suedia) +0.76
10. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0.99

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat