Pas vdekjes tragjike të amerikanes në Brezovicë, ja si shpëtoi familja shqiptare! Flet Bujar Turjaka

Skijim

Pas vdekjes tragjike të amerikanes në Brezovicë, ja si shpëtoi familja shqiptare! Flet Bujar Turjaka

Nga: K. G. Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 22:49
Bujar Turjaka - djathtas

Sot ishte një ditë e kobshme në Qendrën skitare në Brezovicë.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, ku një grua amerikane 54 vjeçare (skiatore) ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një orteku.

Falë zgjuarsisë së legjendës së skijimit, Bujar Turjaka, profesor, u evitua edhe tragjedia tjetër, duke shpëtuar një familje nga Shqipëria.

Sot në Brezovicë u shpëtua edhe një familje nga Shqipëria!

Pas orës 15.30 kur lifti ishte i mbyllur për skiator gjatë kërkimit të shtetases amerikane e cila më vonë u konstatua se kishte vdekur, prof. Bujar Turjaka kishte dëgjuar disa zëra që ishin në maje të bjeshkës dhe të humbur në mjegull! 

“E ndërpreva kërkimin e skiatores amerikane pasi ishim një numër mjaft i madh për këtë rast dhe ju ofrova ndihmën kësaj familjeje e cila ishte e papërvojë dhe e cila priste ndihmën e dikujt për me zbrit poshtë!

Pak para se të errësohet zbritem se bashku poshtë dhe e bamë këtë foto së bashku para hotelit”, tregon prof. Turjaka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat