Sot ishte një ditë e kobshme në Qendrën skitare në Brezovicë.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, ku një grua amerikane 54 vjeçare (skiatore) ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një orteku.
Falë zgjuarsisë së legjendës së skijimit, Bujar Turjaka, profesor, u evitua edhe tragjedia tjetër, duke shpëtuar një familje nga Shqipëria.
Sot në Brezovicë u shpëtua edhe një familje nga Shqipëria!
Pas orës 15.30 kur lifti ishte i mbyllur për skiator gjatë kërkimit të shtetases amerikane e cila më vonë u konstatua se kishte vdekur, prof. Bujar Turjaka kishte dëgjuar disa zëra që ishin në maje të bjeshkës dhe të humbur në mjegull!
“E ndërpreva kërkimin e skiatores amerikane pasi ishim një numër mjaft i madh për këtë rast dhe ju ofrova ndihmën kësaj familjeje e cila ishte e papërvojë dhe e cila priste ndihmën e dikujt për me zbrit poshtë!
Pak para se të errësohet zbritem se bashku poshtë dhe e bamë këtë foto së bashku para hotelit”, tregon prof. Turjaka për gazetën kombëtare “Bota sot”.