Gruaja e Valon Behramit para suksesit të madh

Skijim

Gruaja e Valon Behramit para suksesit të madh

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:02
Valon Behrami dhe Lara Gut - Behrami

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut - Behrami, favorite e madhe për të fituar Kupën e Botës, e cila po sakrifikon shumë për suksesin e saj. 

Kjo e bën jetën private në shtëpi edhe më të rëndësishme për të. 

Lara është gruaja e ish futbollistit të mirënjohur Valon Behrami.

Image

Lara Gut - Behrami

“32-vjeçarja kryeson në tre disiplina dhe në Kupën e Botës në përgjithësi. 

Ka ende gara, edhe dhjetë gara të Kupës së Botës janë në kalendar”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Image

“Më bën krenare që në mes të shkurtit jam ende në gjendje të luftoj për gjëra kaq të mëdha”, thotë Gut - Behrami.

Gut-Behrami së fundmi deklaroi se do të dëshironte që të vazhdojë të garojë deri në Kupën e Botës 2025 në Saalbach (Austri) por nuk përjashtohet mundësia që ajo të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2026..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat