Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, tash e një kohë është e lënduar po ashtu edhe sllovakja Petra Vlhova dhe skiatorja zvicerane Lara Gut - Behrami është favoritja kryesore për të fituar ”Globin e Madh të Kristaltë”.
Shiffrin tani ka 205 pikë më pak se liderja e Kupës së Përgjithshme Lara Gut-Behrami. Dhe kështu që gjithçka është në përparësi të Gut – Behramit që ta fitojë Kupën e Botës për herë të dytë pas vitit 2016.
Në këtë kontekst, shpesh dëgjon fjalë të tilla apo të ngjashme në ekipin e skive: “Gut-Behrami do të marrë “Globin e Madh” vetëm se të tjerët janë të lënduar”.
”Për ekspertin e SRF-së, Stefan Abplanalp, kjo është e pakuptimtë”, shkruan media zvicerane “Blick”.
“Lara bën ski aq fort sa Mikaela dhe të tjerët do të duhej të tregonin skijimin e tyre më të mirë për ta mundur atë, edhe kur ishin në formë. Në të njëjtën kohë, Lara është jashtëzakonisht e fortë mendërisht, ajo e ka të përsosur aftësinë për t'u përqendruar në atë që është e rëndësishme”, tha Abplanalp.