Manuel Feller më i miri në sllallom

Skijim

Manuel Feller më i miri në sllallom

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 23:28
Manuel Feller

Është zhvilluar garë interesante në disiplinën e sllallomit në Qendrën e Skive në Palisades Tahoe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skiatori austriak Manuel Feller ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 1:42,08 minuta apo është në i shpejt për 38 qindtat se francezi Clement Noël.

Në sllallomin e tetë të Kupës së Botës të sezonit, Manuel Feller fitoi për herë të katërt në këtë disiplinë dhe thelloi epërsinë e tij në renditjen e sllallomit të Kupës së Botës. 

Gjermani Linus Strasser renditet në vend të tretë me 38 qindtat e kohës më të dobët se Feller dhe për 2 qindtat doli para norvegjezit Timon Haugan.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marco Odermatt kryeson me 1702 pikë, pasojnë Manuel Feller me 801, Cyprien Sarrazin (684).

Renditja

1. Manuel Feller (Austria) 1:42,08
2. Clément Noël (Franca) +0,28
3. Linus Strasser (GJermania) +0,38
4. Timon Haugan (Norvegjia) +0.40
5. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +0.43
6. Alex Vinatzer (Italia) +0.85
7. Fabio Gstrein    (Austria) +0.88
8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.99
9. Loïc Meillard (Zvicra) +1.09
10. Samuel Kolega (Kroacia) +1.31

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat