Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, ka treguar formën e tij, duke shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:07,87 minuta apo ishte më i shpejt për 14 qindtat se bashkëkombësi i tij, Loïc Meillard.
Norvegjezi Atle Lie McGrath ka përfunduar në vend të tretë me kohë më të dobët për 81 qindtat se pozita e parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1802 pikë, pasojnë Feller me 801 e Sarrazin 684.
Në disiplinën e sllallomit të madh, Odermatt udhëheq me 800 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (330) e Zubçiç (330).
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:07,87
2. Loïc Meillard (Zvicra) +0,14
3. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0,81
4. Thomas Tumler (Zvicra) +0.97
5. Luca De Aliprandini (Italia) +1.03
6. Alex Vinatzer (Italia) +1.13
7. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1.14
8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.37
9. Raphael Haaser (Austria) +1.39
10. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1.49