Lara Colturi kualifikohet për në dy finalet e Kupës së Botës në Saalbach

Skijim

Lara Colturi kualifikohet për në dy finalet e Kupës së Botës në Saalbach

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:08
Lara Colturi

Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e sllallomit në Salbah të Austrisë.

Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen.

Garat zhvillohen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën.

Lara Colturi është një ndër nëntë skiatoret e kualifikuara në të dy disiplinat e garave teknike, slallom dhe sllalom të madh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat