Mikaela Shiffrin i afrohet fitores së 100 në karrierën e saj

Skijim

Mikaela Shiffrin i afrohet fitores së 100 në karrierën e saj

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2024 Në ora: 15:11
Mikaela Shiffrin feston

Falë fitores së Mikaela Shiffrin në sllallom në finalen e Kupës së Botës në Saalbach (Austri), SHBA kaloi para

Zvicrës në renditjen e ekipeve të disiplinës. 

Skiatorja Mikaela Shiffrin i afrohet fitores së 100 në karrierën e saj.

Ajo sot shënoi fitoren e 97-të.

Shiffrin doli e para në sllallom me kohë të kaluar për 1:53,22 minuta.

Mina Fürst Holtmann përfundoi e dytë dhe Anna Swenn-Larsson e treta në renditje.

Lara Gut – Behrami kryeson në renditjen e përgjithshme me 1654 pikë, pasojnë Shiffrin me 1409, Brignone 1372 pikë etj.

Në sllallom, Shiffrin është kampion me 830 pikë, e ndjekur nga Durr 508, Vlhova 505 pikë.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:53,22
2. Mina Fürst Holtmann (Norvegjia) +0,54
3. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0,63
4. Neja Dvornik (Sllovenia) +0.67
5. Katharina Huber (Austria) +0.79
6. Katharina Liensberger (Austria) +0.93
7. Ali Nullmeyer (Kanada) +1.06
8. Camille Rast (Zvicra)  +1.07
9. Martina Peterlini (Italia) +1.16
10. Michelle Gisin (Zvicra +1.29

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat