Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, me rezultat e ka nderuar Shqipërinë në disiplinën e sllallomit, që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Saalbach të Austrisë.
Lara Colturi përfundoi në vend të 16-të me kohë me të dobët për 3 sekonda e 13 qindtat se fituesja e garës, skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.
Lara Colturi, me kombësi italiane por me pasaportë shqiptare, sot ka shfaqur rrëshqitje të mirë.
Skiatorja e Shqipërisë është në vend të 45-të nga gjithsej 124 skiatore me 177 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.