Gruaja e Valon Behramit, në festë të madhe! Sukses i dyfishtë

Skijim

Gruaja e Valon Behramit, në festë të madhe! Sukses i dyfishtë

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:50
Lara Gut - Behrami

Lara Gut - Behrami është kampione e botës në skijim.

Gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, Lara Gut- Behrami, kremton triumfin e dyfishtë!

“Lara Gut-Behrami, jo vetëm që siguroi ‘Globin e vogël të kristaltë’ në renditjen e disiplinës së sllallomit të madh, por edhe ‘Globin e madh të kristaltë’ të Kupën e Botës në përgjithësi”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

Image

Gut - Behrami

Skiatorja italiane, Federica Brignone, ngadhënjeu me kohë të kaluar 2:20,05 minuta.

Kjo fitore në Saalbach të Austrisë nuk i mjaftoi skiatores italiane të siguroi “Globin e Vogël të Kristaltë”. Alice Robinson (Zelanda e Re) përfundoi e dyta dhe Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) në të tretin +1,67. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Gut Behrami kryeson me 1680 pikë, pasojnë Brignone me 1472, Shiffrin 1409 pikë etj.

Në sllallomin e madh, Gut Behrami është kampione e botës, me 771 pikë, pasojnë Brignone 750 e Hector 583 pikë.

Renditja

1. Federica Brignone (Italia) 2:20,05
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1,36
3. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1,67  
4. Stephanie Brunner (Austria) +1.92
5. Julia Scheib (Austria)    +2.01
6. Paula Moltzan (SHBA) +2.39
7. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +2.54
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjiai) +2.65
9. Clara Direz (Franca) +2.83
10. Lara Gut-Behrami (Zvicra)  +3.22

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat