Sukses i madh i skiatores së Shqipërisë në Kupën e Botës 

Skijim

Sukses i madh i skiatores së Shqipërisë në Kupën e Botës 

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2024 Në ora: 14:15
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, për 13 qindtat e sekondës mbetet jashtë top 10-shit në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt sot në Saalbach të Austrisë.

Lara Colturi përfundoi në vend të 11-të me kohë më të dobët për 13 qindtat se Lara Gut – Behrami që renditet në të dhjetin në klasifikim.

Është një sukses i madh për skiatoren nga Shqipëria.

Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, shënoi fitore me kojë të kaluar për 2:20,05 minuta.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia) 2:20,05
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1,36
3. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1,67  
4. Stephanie Brunner (Austria) +1.92
5. Julia Scheib (Austria)    +2.01
6. Paula Moltzan (SHBA) +2.39
7. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +2.54
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjiai) +2.65
9. Clara Direz (Franca) +2.83
10. Lara Gut-Behrami (Zvicra)  +3.22

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat