E infektuara me Covid-19 kërkon para që të blejë barnat për trajtim

Sociale

E infektuara me Covid-19 kërkon para që të blejë barnat për trajtim

Më: 6 mars 2021 Në ora: 20:58
Ajo ka kërkuar ndihmë financiare edhe për blerjen e barnave për trajtimin e virusit

Mimoza Havolli, e infektuar me koronavirus, thotë se nuk arrin t’i përballojë financiarisht barnat për trajtimin e virusit, si dhe t’i bëjë analizat e nevojshme për të.

E njëjta ka deklaruar se është në mungesë të gjakut, teksa ka cekur edhe llojin e analizave që kërkohet për Covid-19. Po ashtu, ajo ka kërkuar ndihmë financiare edhe për blerjen e barnave për trajtimin e virusit.

“Kam nevojë me më ndihmu për këto barna. E kam Covid-19. Në kohë të luftës, kam qenë pa gjak, e tash më mungon prapë gjaku. Nuk kam vitamina. I kam vetëm analizat e Koronavirusit. Nuk kam para për m’i bë analizat Sendimentin, Hemogramin CRP, Dimer, RTG, Pulmo, deri të martën nuk i çoj. Jam duke e ndjerë veten shumë ligësht. Ju kisha lut të më ndihmoni me sado pak para, për këto barna të Covidit dhe analizat”, ka thënë ajo.

Ajo ka përmendur shurupin “Ferretin”, së cilës i nevojitet si pasojë e mungesës së gjakut.

Të gjithë personat e interesuar që t’i ofrojnë ndihmë financiare personit në fjalë, të kontaktojnë në numrin vijues: 045804369.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat