20 vjeçari nga Sllovia e Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj

Sociale

20 vjeçari nga Sllovia e Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj

Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:41
Gentrit Gashi

Gentrit Gashi, 20 vjeçari nga fshati Sllovi e komunës së Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ai duhet t’i nënshtrohet operacionit në sy, për herë të dytë me radhë, në Turqi, dhe thotë se i nevojiten vetëm edhe 2 mijë e 500 euro.

Sipas babait të Gentritit, Ismetit, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar t’ia mbulojë shpenzimet e këtij rasti dhe së shpejti duhet të udhëtojnë për Turqi, mirëpo i duhen edhe paratë e shpenzimeve të qëndrimit atje që janë në total 4 mijë euro nga të cilat deri më tani janë grumbulluar 1 mijë e 500 euro.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni me babanë e Gentritit, Ismetin, në këtë numër telefoni 044 530 975.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat