Nëna e 5 vajzave që është përballur me paragjykime veç pse nuk pati një djalë

Sociale

Nëna e 5 vajzave që është përballur me paragjykime veç pse nuk pati një djalë

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:51
Nazmie Gashi me vajzat e saj

“Prapë çikë a… hajt se me rëndësi me qenë shëndosh”, jo rrallë e kemi dëgjuar këtë fjali të thënë kundrejt një nëne kur lind vajzë.

Nazmie Gashi nga Prizreni, nënë e pesë vajzave, është përballur shpeshherë me paragjykime nga njerëz të ndryshëm, veç pse nuk pati një djalë.

Por fjalët e “hallkut” asnjëherë nuk zënë vend te kjo nënë e fortë, e cila me plot gojën thotë se ndihet e bekuar me 5 vajzat e saj.

“Me qenë nënën e pesë vajzave është mrekulli”, – shpreh ajo.

T’i rritësh dhe t’i edukosh pesë vajza, përveçse është bekim, sigurisht se ka edhe sfida të shumta me të cilat u përball e zonja Nazmije.

“‘Ka shumë sfida sidomos në ketë kohën e sotme po i ka edhe ato të mirat e e veta. Na jemi të kënaqur nuk e kqyrem ne jo djalë ose i ka ba vajzat për me pas djalë po jo ne thjesht kemi qef me pas shumë fëmijë”,- u shpreh Gashi.

Ajo thotë se pesë vajzat e saj e kanë plotësuar çdo zbrazëti që kishte, duke zënë edhe vendin e motrës për të cilën gjithmonë ëndërroi ta kishte.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat