Lëvizja jonë na kufizohet nga shëndeti

Sociale

Lëvizja jonë na kufizohet nga shëndeti

Nga: Lule Alidema Më: 8 prill 2022 Në ora: 22:27
Lule Alidema

Krejt rastësisht sot, shoh një vajzë teksa endej me babanë e saj në karrocë për ta gjetur një vend më të përshtatshëm trotuari ku do ta kishte paksa më të lehtë kyçjen për të arritur në vendin që ishin nisur.

I shikova me shumë kurreshtje e keqardhje se sa e sa endjet i bën dhe dot nuk gjenin askund trotuar lëre që jo të dedikuar për personat në karrocë por as trotuare paksa më të ulëta.

Nuk rezistova pa u afruar për aq sa mundem tu ndihmoj!

Meqë nuk kam pasur rast fatmirësisht në familjen time, ndoshta as unë nuk paskam qenë aq e vetëdijshme për peshën dhe vështërsitë nëpër cilat kalojnë personat në karrocë.

E rëndë për personin në karrocë por ishte e rëndë edhe ta ndihmosh.

Andaj rasti sot, më nxiti ta ndaj me ju këtë rast ndër qindra tjera, si shenjë solidarizimi dhe përkrahje që gjithë së bashku ti kthejmë sytë tanë dhe të kërkojmë nga institucionet përkatëse nga secila Komunë ta merr obligim që tu krijon kushte së paku që ata të mund të kyçen aty ku gjithë njerëzimi hyjnë e dalin.

Përderisa sot jemi shëndosh e mund të ecim me këmbët tona si duket harojmë se dita nesër secilin njeri mund ta lidhë për karroce, pastaj na duhet të jetojmë të mbyllur për shkak se lëvizja jonë na kufizohet nga shëndeti ynë dhe hapësira jonë lëvizëse, dhe atëherë sigurisht se do të na bie ndërmend se sa e paarësyeshme, injoruese, dëshpruese, vetëdijësuese se përse nuk menduam për shtojcën e shkallëve të karrocave si mundësi që mundëson lëvizjen tonë.

Është tejet e padrejtë që jeta e njeriut në karrocë të kufizohet shkaku i pistës së posaqme për karrocë.

Pistat për karrocë duhet të janë gjithkund duke filluar nga shtëpitë tona, institucione, kafene, qendra tregtare, e gjithëkund, gjithëkund!

E tmerrshme dhe mëkat që njeriu i vendit tonë përballohet veq shëndetit edhe me sfida të tilla.

Veç sfidave që individi në karrocë ka me shëndetin fizik ai ndeshet edhe me sfida të shëndetit psikologjik dhe që më tutje i vështërsojnë jetën.

Oj Kosova ime ke ende shumë punë me rëndësi jetike pa bërë!!!

Autorja, psikologe klinike

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat