Pensionistët e privilegjuar dhe të diskriminuar në Kosovë

Sociale

Pensionistët e privilegjuar dhe të diskriminuar në Kosovë

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:42
Muharrem Qafleshi

Situata e vështirë ekonomike, padrejtësia dhe korrupsioni që gëlon, i ka bërë politikanët qeveritarë shumë të urryer në popull, ngase jeta është bërë shumë të vështirë për qytetarin në përgjithësi, çmimet e larta ose astronomike, pensionet 100 euro, për arsyeje se nuk i kanë 15 vite stazh pune të kohës e serbit.

Çfarë paradoksi!

Okupatori serb i largonte nga puna shqiptarët të cilët nuk e pranonin Serbinë si shtetin e tyre, ndërsa ata që ishin luajal të serbit nuk largoheshin nga puna dhe merrnin paga, po ata sot në Kosovë marrin pensione të plota sepse kanë stazh pune të mjaftueshëm.

Kurse të larguarit nga puna në kohën e serbit mbeten pa punë e paga, kurse sot në Kosovë edhe pa pensione!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat