Familja 3 anëtarëshe nga Hajvalia në kushte të rënda, kryefamiljari i paaftë për punë, gruaja e sëmurë, kërkojnë ndihmë

Sociale

Familja 3 anëtarëshe nga Hajvalia në kushte të rënda, kryefamiljari i paaftë për punë, gruaja e sëmurë, kërkojnë ndihmë

Nga: M.L. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:07
Shtëpia ku jeton Valboni dhe familja e tij

Familja e Valbon Poroshticës nga Hajvalia e Prishtinës, është në gjendje të rëndë ekonomike, në luftë me mbijetesën.

Valboni dhe familja e tij kanë nevojë për një shtëpi, ushqim e veshmbathje. Por, mbi të gjitha kësaj familjeje i duhen mjete për sigurimin e barnave, kryefamiljari, Valboni dhe familja e tij janë me sëmundje kronike dhe duhet të përdorin terapi të vazhdueshme.

Valboni po kërkon ndihmë nga ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, pasi gjendja në shtëpinë e tij po rëndohet ditë e më shumë.

Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Valbonin dhe familjen e tij mund ta kontaktojnë në numrin kontaktues : +383 45 47 013.

Valboni ka treguar se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është i aftë për punë.

Image
Valbon Poroshtica i shtrirë në spital

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat