24-vjeçari mitrovicas diagnostikohet me leukemi, ka nevojë për ndihmë

Sociale

24-vjeçari mitrovicas diagnostikohet me leukemi, ka nevojë për ndihmë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 15:32
Blerim Morina

Blerim Morina, 24 vjeçar nga Mitrovica, muaj më parë është diagnostikuar me leukemi akute. Kështu thotë vëllai i tij, Armend Morina.

Morina, i cili është prind i një vajze, pas keqësimit të gjendjes është shtrirë në spital, ku ka nisur trajtimin me kimioterapi.

Të njëjtit i duhet t’i nënshtrohet një operacioni, i cili kushton 120 mijë euro, shumë kjo të cilën familja s’ka mundësi ta paguajë.

Deri më tani, familja e tij i ka mbledhur 20 mijë euro dhe i duhen edhe 100 mijë të tjera.

Ndërsa, të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë Blerim Morinën, të dhënat mund t’i gjejnë më poshtë:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat