Humanizmi në vepër i Klubi Bamirës “Fontana” i mërgimtareve të Istogut

Sociale

Humanizmi në vepër i Klubi Bamirës “Fontana” i mërgimtareve të Istogut

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:07
Klubi Bamirës “Fontana” i mërgimtareve

Ditë më parë, nga ana e Klubit “Fontana” dhe RTV “Fontana” në Istog, u iniciua një aksion humanitar për ta ndihmuar Shoqatën e të Verbërve në Istog, ku për një kohë rekorde u grumbulluan 1670 euro, në emër të Klubit “Fontana” mjete e grumbulluara i dorëzuan mërgimtaret e kësaj komune, Gjavit Shabanaj, i cili është edhe delegatë në qytetin ku punon e jeton në Austri dhe Idriz Zeqiraj.
Ky klub gjithashtu ka kontribuar ndër vite, në ndërtimin e shumë shtëpive për persona dhe familjet në nevojë. Kanë ndihmuar me ushqime e veshmbathje dhe shumë e shumë aksione bamirësie që ju kanë dal në ndihmë familjeve dhe institucioneve e sidomos atyre mjekësore e arsimore me mjetë mese të nevojshme.

Në popullin tonë gjithmonë ka ekzistuar një frymë shumë e thellë e solidaritetit tradicional, e cila është shprehur në mënyrën më sublime gjatë viteve më të vështira për popullin e Kosovës, si në vitet kur Kosova ishte nën okupimin serb, gjatë depërtimit të kosovarëve për Shqipëri, Maqedoni dhe në shtet perëndimore gjatë luftës në Kosovë, gjatë pandemisë etj.

Ky humanizëm, solidaritet, mirëkuptim dhe dashuri për njeriun, si vlerë dhe virtytet i popullit tonë u ngrit në kulturë dhe institucion të mbijetesës dhe mos nënshtrimit ndaj regjimit okupues serbë.

Dhe ky humanizëm dhe solidaritet i krijuar gjatë ndër gjenerata duke iu gjetur në të gjitha rastet, familja familjes, miku mikut, i forti të ligut, i pasurit të varfrit i shëndoshit të sëmurit, i dijshmi të padijshmit dhe trimi frikacakut.

Para disa vitesh në Istog u iniciua nga një grup humanistes, formimi i RTV “Fontana” si një zë i fuqishëm bamirëse i mbështetur nga mërgimtarët e kësaj komune, Radio televizioni i udhëhiqej nga kryeredaktori Zeqir Mehmetaj, ka përgatitur emisione argëtuese por edhe bamirësie, përmes këtij institucioni mediatik mërgimtaret e kësaj komune kanë qenë dhe janë të informuar për çdo të re të Istogut.
Për ta ndihmuar dhe lehtësuar punën e këtij Radio-Telvizioni, tri vite pas hapjes së saj, bashkatdhetarët mërgimtar nga Istogu, formuan edhe Klubin “Fontana”, i cili klub shpejt grumbullojë rreth vetës me qindra e mijëra anëtar, të cilët zgjodhën edhe kryesin e Klubit në përbërje: Avdulla Shatri-kryetar, Pjeter Ndreca, Hamit Koshtova, Afrim Berisha, Gjavit Shabanaj, Naim Hajdaj, Lutfi Thaçi, Ali Berisha, Mahje Zhuk e Mustafë Rugova-anëtar.

Kështu duhet të veprojnë edhe mërgimtarët e komunave tjera kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat